Pjesëmarrëse në këtë event një-ditor ishin gra, zonja, aktiviste nga Bizneset, farmere e zyrtare Komunale si dhe antarët e Grupit Avokues të Grave, duke e pasuruar ngjarjen me diskutime e përvoja nga më të ndryshmet.
Natyrisht, bërthama e diskutimeve ishte pozita e grave në aspektin socio-ekonomik sidomos sfidat në punën në fermë dhe ndërrmarrje.
Për të diskutuar për këto data të rëndesishme të ftuara paneliste ishin Nënkryetarja e Komunës z.Marqe Selmani, z.Shqipe Ibishi ndërmarrës si dhe z.Tahire Gashi Drejtoreshë e OJQ ZANA, moderatore e takimit znj.Shqipe Desku.
Znh. Desku potencoi rëndesinë e këtij aktiviteti për të shënuar dy data të rëndesishme për vet gruan pasi që Gruja përballet me çdo sfidë për të siguruar ushqimin.
Znj.Marqe Selmani tha : me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale dhe Ditës botërore të ushqimit, urojmë për angazhimin dhe punën e vazhdueshme e të palodhshme që bëjnë gratë çdo ditë.
Grupi Avokues i Grave të Klinës dhe ne si qeverisje lokale do të angazhohemi në ngritjen e mirëqenies familjare duke u dhënë subvensione si mënyrë e domosdoshme për mbështetje dhe avansim ekonomik.
Ne do të angazhohemi në fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, kësaj energjije të pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë duke i përkrahur sipas kërkesave të tyre të harmonizuara me mundësitë që kemi si qeverisje lokale.
Shqipe Ibishi ndërmarrëse tha se për të ishte befasi të ishte pjesë e panelit po shumë e rëndesishme të informoi gratë për sfidat dhe veshtiresitë që ka pasur në këtë rrugëtim dhe mundesin që të shkembejnë përvojat me gratë tjera dhe se gratë farmere janë duar arta.
Z.Tahire Gashi theksoi rendesinë e këtyre dy datave për vet faktin se gratë janë ato që përballen me sfidat për ushqimin dhe mirëqenien e familjes.
Ajo potencoi rendesinë e projektit që ka 2 komponenta: fuqizimin politikë të grave në vendimmarrje dhe fuqizimin ekonomikë të garve komponenta që sot vërtet i kanë dhënë rezultatet
Pjesa tjetër e ngjarjes iu dedikua sigurisë së ushqimit në Kosovë, si tematikë e interesit krucial.
Ngarja u përmbyll me ekspozim të veshjeve me elemente tradicionale si dhe me drekë me ushqime tradicionale të gatuara nga zonjat-gratë rurale.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik dhe politikë i Grave në Komunën Komunën e Klinës”. Projekti mbështet nga Fondi i Grave të Kosovës i Rrjetit Grave të Kosovës me financim nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
#KosovaWomensNetwork
#OJQZana
#Fuqizimiekonomikepolitik
#kosovawomen
#gratërurale