Galatasarayt i është dorëzuar sonte trofeu i kampionit në Superligën e Turqisë, të cilin e fitoi javën e kaluar.
Galatasaray luajti sonte si vendas, ndaj rivalit lokal Fenerbahce, teksa fitoi me rezultatin 3:0.
Milot Rashica u kursye nga trajneri për këtë ndeshje dhe nuk u aktivizua në lojë.
Pas ndeshjes, në ceremoninë e dorëzimit të trofeut reprezentuesi i Kosovës u pa me flamurin e shtetit tonë, si dhe me flamurin kombëtar shqiptar.
Ai hyri me një këngë patriotike të kënduar nga Shkurte Fejza.
Oj Kosovë oj nana ime! ????@milotrashica ❤️???? pic.twitter.com/rIzjWfCE8X
— Kosovan Football ???????? (@kosovanfooty_EN) June 4, 2023