Një kliente e marketit “Jora Center”, që ndodhet në zonën Komoran–Sllatinë, ka denoncuar për Klina.info një rast të mashtrimit të dyshuar me çmime gjatë një oferte të fundjavës.
Sipas denoncimit të bërë nga lexuesja, ajo kishte parë një ofertë të reklamuar në market për speca të freskët me çmim 1.99 cent për kilogram, por në momentin e pagesës në arkë, çmimi i faturuar kishte qenë 3.49 euro për kilogram.
Ajo thotë se ka kërkuar sqarim nga punonjësit e marketit, por nuk ka marrë përgjigje të qartë mbi ndryshimin e çmimit.
Sipas saj, një veprim i tillë përbën mashtrim ndaj konsumatorëve, të cilët tërhiqen nga ofertat për të bërë blerje, ndërkohë që në praktikë u faturohet një çmim tjetër.