Kreu i Organizatës së Shëndetësisë Botërore, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi sot se rreth 180 vaksina për të luftuar COVID-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, duke përfshirë 35 në testime në njerëz.
“Asnjë sëmundje në histori nuk ka parë një zhvillim kaq të shpejtë në kërkime. Është një dëshmi e përparimeve të pabesueshme në shkencë dhe teknologji, që bota ka bërë në vitet e fundit”, tha ai para medieve.
“Duhet të përputhet me ambicien për t’u siguruar që sa më shumë persona të kenë qasje ndaj tyre”, shtoi Tedros.
Ndërsa, e pyetur në lidhje me pretendimet për mbërritjen e vaksinave, krye-shkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan tha se njerëzit duhet të kenë parasysh se provat klinike duan kohë dhe nuk mund të nxitohen. /