OBSH alarmon: Në Evropë dimri do të jetë i vështirë për shkak të COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron “dimër të vështirë” në Evropë, sa i përket situatës së pandemisë, për shkak të rritjes së infeksioneve në disa vende.

Alarmi është ngritur nga drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, gjatë një kongresi në Barcelonë

Kontinenti i Vjetër është “epiqendra e pandemisë”, tha Kluge, i cili u bëri thirrje të gjithëve të “rrisin vaksinat”.