Pak ditë para se të nisë viti i ri shkollor, oborri i shkollës “Motrat Qiriazi” dhe “Luigj Gurakuqi”, janë përfshirë nga flakët.
Burime të Klina.Info bëjnë me dije se zjarrëvënia është shkaktuar nga qytetarë të pandërgjegjshëm.
Rreth orës 16:00 atëherë edhe kur është lajmëruar rasti, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipa e zjarrëfikësve.
Klina.Info ka siguruar foto nga vendngjarja.
Me rastin në fjalë po merren edhe organet kompetente. /Klina.info/