Objekti i Komisionit Evropian vishet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se objekti i institucionit evropian që ajo drejton është veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se kjo është bërë në shenjë mbështetje për Ukrainën, në prag të përvjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë nga Rusia.

Verdhtë dhe blu për Ukrainën. Ngjyrat e rezistencës kundër imperializmit. Në prag të këtij përvjetori të zymtë, ata zbukurojnë ndërtesën tonë si një simbol të mbështetjes sonë të patundur për popullin ukrainas”.

“Fqinjët tanë të guximshëm, partnerët dhe anëtarët e ardhshëm të BE-së”, ka shkruar Von der Leyen.