Nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme do ta kenë pushim ditën e hënë, më 13 qershor, për nder të Ditës së Çlirimit.
Të dielën, më 12 qershor, përkujtohet përvjetori i 23-të i çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serb.
Në këtë datë, forcat këmbësore të NATO-s zbarkuan në territorin e Kosovës, duke i dhënë fund vuajtjeve të popullit shqiptar. Serbia tërhoqi forcat paramilitare nga territori i Kosovës, pas 78 ditësh bombardime nga NATO drejt caqeve serbe.
Ndërkohë, disa nxënës do ta kenë pushim edhe ditën e martë, në shkollat që janë qendra testimi për Testin e Arritshmërisë.