Një rrahje masive e nxënësve në Gjakovë tek Stacioni i Autobusave ka ndodhur gjatë ditës së sotshme.
Videon e rrahjes përmes një lexuesi ka arritur ta siguroi Indeksonline.
Rreth këtij rasti, Indeksonline kontaktoi me Komandantin e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj.
Ai e konfirmoi rastin për Indeksonline duke thënë se rasti është iniciuar si sulm.
“Rasti është iniciuar si sul dhe hetimet do ta zbardhin në ditët në vijim. Ende nuk janë identifikuar sulmuesit por besojmë se nesër gjatë ditës do të identifikohen dhe arrestohen.”, tha Gjokaj. /