Sjelljet e nxënësve të shkollave fillore të mesme të ulëta dhe atyre të larta, jo gjithmonë janë konform rregullave të institucioneve arsimore. Ata në shumë raste kanë sjellje agresive dhe të dhunshme ndaj shokëve dhe shoqeve, e madje edhe ndaj mësimdhënësve,
Kështu dyshohet të ketë vepruar një nxënë si klasës së nëntë në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Fan Noli’ në fshatin Kryshec të Pejës.
Sinjali mëson se 15-vjeçari gjatë kohës që ishte në proces mësimor, ka dalë nga ora e mësimit dhe ka marrë një shkop druri, me të cilin u kthye pak minuta më vonë në klasë.
Bazuar në dëshminë e mësimdhënëses e cila ka denoncuar rastin në Polici, i mituri në prezencë të nxënësve e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar, mirëpo ajo ka arritur që t’ia largojë shkopin nga duart.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në drejtorinë e shkollës ka gjetur dhe sekuestruar shkopin e drurit të cilin e dorëzoi arsimtarja.
I dyshuari ende nuk është arrestuar, pasi menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së tij.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të sigurohet prezenca e të miturit në Polici