Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Podujevë.
Policia e Kosovës bën të ditur se viktima e gjinisë femërore ka raportuar se është rrahur nga reja e saj, nusja e djalit.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk e ka takuar të dyshuarën.