Boksieri shqiptar, Nuri Seferi përmes një njoftimi në Facebook, ka konfirmuar se do të ndeshet me boksierin rus, Murat Gassijev.
Seferi tregoi se kjo ndeshje pritet të zhvillohet më 31 tetor, shkruan Sinjali Sportiv.
“Një ndeshje shumë e vështirë dhe e planifikuar për një kohë shumë të shkurtër, për shkak të situatës që po e përjetojmë me COVID-19, por është një sfidë që e kam pranuar me kënaqësi”, ka shkruar Seferi.
Boksieri rus deri më tani ka arritur të fitojë 26 ndeshje dhe 1 e ka humbur.