Nuredin Lushtaku dorëzohet në polici

Nuredin Lushtaku për të cilin prokuroria në Mitrovicë tha se është në kërkim para pak minutave është dorëzuar te organet e rendit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.

“I njëjti është dorëzuar”, tha shkurt Preteni për KALLXO.com.

Pak minuta më parë, Prokuroria në Mitrovicë tha se ndaj ish- nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut ishte lëshuar vendimi për ndalim për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Deri te vendimi për ndalim ka ardhur si rezultat i disa provave që janë grumbulluar gjatë hetimit të rastit ku mbetën të plagosur dy zyrtar policor e në të cilin po pretendohet se është përdorur edhe arma. /KALLXO.COM