Ka rënë dukshëm numri i pacientëve me Covid-19 që ishin të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
26 pacientë për momentin janë të vendosur në spital derisa 13 prej tyre me Oksigjenoterapi.
Gjatë 24 orëve të fundit vetëm dy pacient janë pranuar në këtë spital.
Këto janë shifrat:
Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19, datë 4.10.2021:
✓26 pacientë janë të shtrirë;
✓13 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
✓ 3 pacientë janë në CPAP;
✓ 3 pacientë të tjerë në gjendje të rëndë;
✓ 2 pacientë janë pranuar gjatë 24 orëve të fundit;