NA NDIQNI NË:
Numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme nga 10 gusht deri më 6 shtator8:49, 7 Shtator 2020
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë shënuar 14 mijë e 119 raste me koronavirus, prej tyre 563 nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhëna rreth ngarkesës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Spitalet e Përgjithshme nga rastet me COVID-19.
Në 28 ditët e fundit, numri më i madh i të shtrirëve në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe Spitalet e Përgjithshme ka qenë më 10 gusht.
Në këtë ditë, 654 pacientë kanë qenë duke u trajtuar për koronavirus, ku 467 prej tyre kanë qenë të konfirmuar se janë pozitivë.
Numri i pacientëve që po trajtohen për koronavirus në QKUK dhe spitalet e përgjithshme ka pësuar rënie.
Tani të shtrirë janë 375 pacientë, prej tyre 277 janë të konfirmuar me koronavirus.