Mban numrin 2 në listën e PDK-së në Malishevë, derisa është vetëm 20 vjeç.
Është ky, Bledar Kryeziu, i cili po merr mbështetje nga të rinjtë e kësaj komune.
Ai përmes një postimi ën FB, ka treguar arsyet se pse duhet ta votojnë, derisa është betuar se do të jetë shërbëtor i çdo qytetari.
Ky është postimi i Bledarit:
Bashkëvendas, qytetarë të shumënderuar të Komunës së Malishevës! Unë si njëzet vjeçar, ndihem i vlerësuar dhe shumë krenar me ju qytetarë të dashur të Komunës sime, Malishevë, sepse jeni arsyeja që të qëndroj në Kosovë dhe t’ju shërbej me krenari.
Aty ku të parët tanë sakrifikuan gjithçka që ne të frymojmë lirshëm, kishin shpirtra altruistë, kurse ne sot duhet t’i thërrasim mendjes e të japin provimet kombëtare e shtetërore e shoqërore, që e nesërmja të jetë e ndritshme.
Nuk duhet të lejojmë që të rinjtë e Kosovës të bëhen mizantrop, ndajn na duhet përkrahja juaj që të bëhemi faktor i ndryshimit dhe transformimeve shoqërore në Malishevë dhe jo vetëm… Jeni ju ata që do ta ndalni zbrazjen e Kosovës, me të rinjtë, rininë, pjesën më të çmuar të shtetit tonë, ta ndalni për të kontribuar në vendlindjen tonë, për të cilën u flijuan shumë breza, duke larë me gjak tokën mëmë… Gjatë këtyre ditëve vizitova shumë fshatra e lagje, ku shihja hapësirë për të kontribuuar, duke përfaqësuar dinjitetshëm secilin votues të Partisë Demokratike, Dega në Malishevë.
Ndaj ju betohem, se do të jem shërbëtori juaj, do t’ju shërbej me nder dhe krenari, duke mos ju zhgënjyer për asnjë çast, por duke rritur besimin, se vendi ynë do të frymojë siç e meritojnë qytetarët malishevas dhe më gjerë.