Numërohen votat e ardhura nga Burgu i Dubravës, këto janë rezultatet

Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po numëron kutitë e fundit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Nacionale ka mësuar rezultatet e dy kutive të votimit edhe nga votat me kusht nga Burgu i Dubravës.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 75 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 70 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 33 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 24 vota.

Kujtojmë se ky nuk është rezultati përfundimtar i votave nga të burgosurit në Dubravë.