Një numër i vogël i qytetarëve serbë janë mbledhur të shtunën para komunës së Leposaviqit, një ditë pas tensioneve ku pati gazetarë të lënduar.
Siç raporton KosovoOnline, në Leposaviq deri tash po shkon qetë, veçanërisht pasi reshjet e shiut kanë rënë pa ndalë.
Protestat në Leposaviq kanë hyrë në ditën e 20-të. Ata nuk po pranojnë që në objektin komunal të jetë një kryetar shqiptar.
Dje u shënuan tensione të mëdha në këtë komunë. U sulmuan nëntë gazetarë, prej të cilëve disa kanë marrë lëndime trupore. Gjithashtu, huliganët i kanë marrë pajisje të ndryshme ekipeve të mediave.
Sulmet ndaj gazetarëve, përveç krerëve shtetërorë, i ka dënuar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.