Numër i vogël i protestuesve kundër shtrenjtimit të rrymës

Me moton “Asnjë cent më shumë”, ka fnisur protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protesta ka nisur në Prishtinë, në të njëjtën ditë kur edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) mori vendimin përfundimtar për çmimin e ri të rrymës, i cili ende nuk është bërë publik.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, duke kundërshtuar paralajmërimin për një rritje prej 15% të çmimit të rrymës nga ZRRE-ja.

“Rritja e çmimit të energjisë nuk prek vetëm faturën, por edhe bukën, vajin, qumështin – çdo aspekt të jetës sonë të përditshme”, u tha në njoftimin e grupit organizues në Facebook.

Kujtojmë se edhe më 5 prill u mbajt një protestë e ngjashme në sheshin “Skënderbeu”, ku morën pjesë një numr voge qytetarve Ndaj këtij vendimi pati reaguar edhe presidenca, ku përmes një reagimi pati deklaruar se rritja e çmimit të rrymës do të ketë efekt zinxhir.