Italia në 24 orët e fundit regjistron numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi i shënuar që prej 1 mars 2020.
Brenda një dite u konfirmuan 7 viktima e 192 të infektuar.
Numri i të infektuarve aktiv është reduktuar nën 15 mijë. Numri i tyre është 14 mijë e 642.
945 të infektuar po trajtohen në spitale e 74 prej tyre në repartet e terapisë intesive.
Numri i të shëruarve nga korinavirusi deri më sot në Itali është 192 mijë e 108.
Numri total i të infektuarve deri më sot është 241 mijë e 611 e viktima 34 mijë e 861.
Në 24 orët e fundit janë kryer mbi 37 mijë testime.