Në 24 orë në Itali janë regjistruar 662 viktima me koronavirus.
Numri total i viktimave ka arritur sot në 8165.
Numri i personave të infektuar është 80 539.
Në terapi intensive janë 3612, në struktura spitalore 24753 e 33 648 po kurohen në kushte shtëpie.
Pacientë të shëruar deri më sot janë 10361 dhe në 24 orë janë shëruar 999 persona.
Kurba e përhapjes së pandemisë shfaqet e paqëndrueshme në rajonin e Lombardisë.
Aty janë regjistruar mbi 2500 pacientë të infektuar më shumë ditën e sotme.
Numri i viktimave në këtë rajon është 4861.
Deri më sot në Itali janë kryer 351 060 tampone.