Dukagjini ka bërë goditjen e tretë brenda ditës në tregun e transferimeve.
Skudra nga Klina ka zyrtarizuar futbollistin, Osman Mëziu,
24-vjeçari sezonin vjeshtor ishte pjesë e klubit te Fushë Kosovës ku kishte arritur te realizoi dy gola dhe asistuar dy-herë tjera.
Mëziu për disa vite ishte edhe futbollist i skuadrës së Drenicës.
Ky është përforcimi i tretë brenda ditës për Dukagjinin, pas zyrtarizimit të Umërfaruk Sulejmani dhe Besmir Dacit, të cilët u transferuan nga skuadra e Shkupit.