Nuk mungoi spektakli e as golat, por nuk ka fitues në Bernabeu: Man City nxjerr rezultat pozitiv përball Real Madridit

Real Madridi dhe Manchester City kanë barazuar 1-1 në Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen më mirë e nisë mysafirët, që bënin presion të lartë në mbrojtjen e Los Blancos.

Por, kampioni në fuqi i Evropës filloi të merrte vetën dhe të krijonte lojën e tyre, me çka edhe pasoi goli.

Ishte minuta e 36-të e takimit, kur Edouardo Camaviga asistoi te Vinicius Junior që shënoi një super gol nga distanca.

Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta kishte një rikthim.