Nesim Maxhuni, përmes një postimi në Facebook, ka treguar për nënën e tij, e cila është në gjendje të rëndë, pasi doli pozitiv me COVID-19.
Ai tha se fillimisht ishte pranuar në spital, pasi kishin dyshuar për helmim, por pas 5 dite rezultoi pozitiv me COVID-19.
“Ka 1 javë qe nana nuk mundet me marrë frymë as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit. Nana asnjëherë nuk ka pas sëmundje shoqëruese as diabet, as tension, bile në familjen e gjanë njifet për imunitetin me të fortë! Nuk ka shku te mjeku për se paku 15 vjet’,( përveç kur e theu kamën para disa viteve) Pas situatës qe iu përkeqësua e transferuam në shërbim INTENZIV (shërbimi intensiv është stacioni i fundit i njerit t ‘gjallë në mjekësi… për ata qe nuk e dinë), përkujdesja e mjekeve t ‘shkretë është shumë e madhe dhe e sinqerte, por sistemi është tejet i mbingarkuam, dhe e kanë te vështirë ta menaxhojnë tashme me këtë fluks te madh”, ka shkruar Maxhuni.
Ai tha se nëna e tij, sot ka dhënë shenjat e para të përmirësimit dhe për këtë ka një mesazh për të gjithë.
“Mesazhi im. Përmbajuni masave, me maska, dezinfektim te hapësirave, larje e duarve..Mos u shfaqni nëpër vende ku ka shumë njerëz… Gastronome të dashtun, ma pak lakmi, e ma shume kujdes dhe ndërgjegje”, ka shkruar Maxhuni në Facebook./