Skuadra e Dritës nuk ka arritur ta gjejë golin gjatë pjesës së parë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Legias së Varshavës.
Kjo është përballja e dytë mes këtyre ekipeve, e vlefshme për finalen eliminatore në UEFA Europa Conference League.
Ballafaqimin e parë e fituan polakët me rezultat 2-0, ndërsa tani gjilanasëve u duhet së paku një fitore me dy gola diferencë, për t’i siguruar në minimum vazhdimet.