Sa herë që i duhet të blejë ilaçe, një moshuar thotë se nga lagja Dardania shkon në qendër për t’u furnizuar me to.
Shkak është çmimet me të lira që posedon njëra nga barnatoret e asaj zone.
“Është ma lirë këtu se terapinë e kom të shtrenjtë 120 euro, këtu një kuti e marr 30,5 euro kurse atje është 34 euro”, tregon qytetarja.
Ajo shpreson se për këtë punë të hyjë sa më shpejtë në fuqi ligji për unifikim e barnave, në mënyrë që të mos bredh për të kërkuar çmimet më të lira.
Megjithëkëtë, ish-ministri Rifat Latifi pati deklaruar se një ligj i tillë është gati për t’u sjellë në Kuvend, por që kjo ende nuk ka ndodhur e as nuk dihet kur mund dërgohet.
Ndonëse me çmime të ndryshme nëpër barnatore, Milaim Abdullahu që drejton Shoqatën e Importuesve të Produkteve Farmaceutike, thotë se nuk ka rritje të kostos tek prodhuesit dhe importuesit për Kosovë, përkundër trendit tek produktet tjera.
Mirëpo, disa operatorë ekonomikë të cilët furnizojnë QKUK me produkte esenciale gjatë këtij viti janë arsyetuar disa herë se mos përmbushja e kontratës është pikërisht për shkak të rritjeve së çmimeve të barnave tek prodhuesit, gjë për të cilën televizioni ka raportuar muaj më parë.