“Nuk ishte gati të largohej”, Letang me fjalë të mëdha për Zhegrovën: Ka driblime fantastike!

Presidenti i Lille, Olivier Letang ka folur fjalë të mëdha për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Ai tha se ylli i Kosovës ka cilësi të jashtëzakonshme në driblime, shkruan Indeksonline

Letang gjithashtu tregon se Zhegrova nuk ishte gati të largohej nga Lille gjatë afatit të verës.

“Nuk ishte gati të largohej te një skuadër e madhe gjatë afatit të transferimeve. Edhe ai e dinte këtë!

“Edoni është një djalë shumë i mirë që ka talent të jashtëzakonshëm. Më kujtohet kur erdhi këtu, unë i thashë: Ne s’kemi nevojë të të mësojmë se si të driblosh. Ai ka dhunti për driblime, nëse s’do e kishte këtë, nuk do funksiononte”.

“Ai ende mund të përmirësohet”, tha presidenti i klubit të Lille

Zhegrova gjatë këtij sezoni në Ligue 1, ka zhvilluar nëntë ndeshje ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/