Pak orë pasi vrau pasi vrau bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmanin në Korçë, autori krimit është rrëfyer para oficerëve të policisë.
Zamir Topi dëshmoi para grupit hetimor se shkak për ketë ngjarje u bë sherri që kanë patur më parë me viktimën, që sipas tij i kishte dëmtuar varrin e nënës.
Sipas tij varri i nënës, ndodhej pranë varrit të të afërmit të viktimës, ndërsa akuzonte këtë të fundit se i kishte dëmtuar qivurin. Teksa shprehte pendesë për krimin, Topi deklaroi se edhe sot kishte debatuar me viktimën, tregtar bananesh, ndërsa pasi ishin zënë verbalisht ai e qëlloi në kokë me sëpatë, duke i shkaktuar vdekjen.
“Nuk doja ta vrisja. I kërkova që të rregullonte varrin e nënës time, pasi ishte dëmtuar ngaqë aty afër ishte dhe varri i të afërmit të tij. Por ai nuk pranoi. Jam penduar shumë”, tha autori në polici.
Ka dyshime se autori vuan nga çrregullime mendore./Klianinfo