Ndeshja parakualifikuese e Europa League në mes të Lincoln dhe Prishtinës u anulua disa minuta para zhvillimit pasi autoritet e Gjibraltarit e panë si shqetësuese që tetë lojtar të skuadrës kosovare dolën pozitiv me koronavirus.
Edhe pse Prishtina kishte lojtarë të mjaftueshëm “negativ” dhe kjo përputhej me udhëzimet e vendosura nga UEFA.
Sipas gazetarit Arlind Sadiku, shtëpia evropiane e futbollit nesër do të vendos se cila skuadër do të kualifikohet tutje.
“UEFA me konfirmoi se nesër do te dal me deklarate zyrtare per ndeshjen Lincoln Red Imps – Prishtina, ku do te publikohet vendimi se cila skuader kualifikohet tutje”, ka shkruar Sadiku.
Pra ndeshja do të vendoset në tavolinë dhe nuk do të ketë mundësi që të zhvillohet në ndonjë teren neutral.