Sipas saj, nga provat e adminstruara u vërtetua se nuk ka pasur dashje direkte që i njëjti ta dërgojë autorizmin që të falsifikohet.
“Dashja tjetër që e tërheq përfitimin apo dëmin e shkaktuar personit tjetër, nuk e kemi vërtetuar dhe në mungesë të këtyre dy elementeve ne kemi ardhë në përfundim që ka shkeje të Kodit të Etikës, por kjo nuk është në kompetencë tonën, është në kompetencë të një institucioni krejtësisht tjetër, por nuk kemi gjet që ka përgjegjësi penale”, tha gjyqtarja Kuka-Mekaj.
ashtu, të njëjtit ngarkohen se kishin hyrë në raporte të shitblerjes me pronat e të dëmtuarit D.
I pandehuri Elmi Arifaj akuzohej se më 18 korrik 2018 në Klinë, edhe pse ishte i vetëdijshëm se pronat ishin në emër të D.A., në regjistra kadastral, ia shet pronat sipas kontratës mbi shitblerjen këtu të dëmtuarit N.M., përmes babait të tij për shumën prej 260 mijë euro.
Me këtë, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 335, par.2 e 4 e lidhur me par.1 me nenin 31 e 81 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi