
Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë ka njoftuar se do të ndihmojë Kosovën me afro gjysmë milionë euro për blerjen e respiratorëve për të përballuar koronavirusin.
“Norvegjia do të kontribuojë me 5 milionë kruna norvegjeze për të ndihmuar në blerjen e respiratorëve të nevojshëm për Kosovën në dritën e shpërthimit të COVID-19. Një falënderim i madh për parterin tonë UNDP Kosova”, thuhet në njoftimin në Facebook