Nora Gjakova e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos në kategorinë deri në 57 kilogramë, i cili po mbahet në Montpelliere të Francës.
Krasniqi në luftën për vendin e tretë fitoi ndaj xhudistes gjermane, Seija Ballhaus,
Nora në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me tri dënime për Ippon, polaken Arleta Podolak.
Në çerekfinale Nora humbi me Wazaari në vazhdime, nga garuesja gjermane, Pauline Starke.
Pas asaj ndeshje Nora u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku kundërshtarja nga Izraeli Timna Nelson Levy nuk u paraqit në tatami dhe Gjakova fitoj me Ippon.