Ky është telefoni më i shitur në botë. Hyri në treg në vitin 2003 dhe brenda pesë vitesh, Nokia 1100 u shit në 250 milionë copë, duke u bërë kështu jo vetëm telefoni më i shitur, por pajisja elektronike më e shitur në botë.
Në fakt, telefoni i një miliardtë i Nokias që u shit ishte një 1100 i blerë në Nigeri në vitin 2005! Kishte të integruar një dritë (flashlight), zile monofonike, mbulesa të ndryshme, taste te buta, ku s’mund të depërtonte pluhuri; kapacitet prej 50 mesazhesh, 50 vende për kontakte, nja 400 orë kohë deri në mbushjen e radhës … dhe, ndoshta më e rëndësishmja, ajo kishte Gjarprin (Snake), domethënë Snake II dhe Space Impact.