Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Sindikata e Policisë sot nga ora 12:00 do të protestojnë para qeverisë.
NjSI-ja dhe Sindikata do të protestojnë për shkak të pagave, shtesave të rrezikshmërisë, sigurimeve shëndetësore dhe kërkesave të tjera, njofton Klankosova.tv.
Protesta e parë e NjSI është mbajtur më 1 nëntor para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Përndryshe në protestën e parë, policët elitarë kishin paralajmëruar se nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre.