Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë pensionistët, se deri në kalimin e situatës pandemike, nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve për t’u lajmëruar.
“Të gjithëve do t’iu realizohet pagesa e pensionëve pa asnjë ndalesë deri në tejkalimin e kësaj situate dhe rekomandimeve tjera nga MSH/IKSHP dhe Qeveria.
Të gjithë pensionistët të cilët fitojnë të drejtën për herë të parë në pension, nëse nuk kanë mundësi të paraqitjes fizike në zyrat e pensioneve, do t’iu njihet e drejta dhe beneficionet për pension nga data e pensionimit”, thuhet në njoftimin e tyre. /