Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Klinë, zt. Ilir Bacaj, njofton të gjithë shfrytëzuesit e Asistencës Sociale, se as në këtë muaj (SHTATOR) nuk kanë nevojë të bëjnë riaplikimin për ndihma sociale.
Ja postimi i plotë i zt. Bacaj:
“Të nderuar shfrytëzues të Asistencës Sociale,
Duke u bazuar në vendimin për PEZULLIMIN e procedurave në afat të pacaktuar për riaplikimin e familjeve në Skemën e Ndihmës Sociale siç janë:
Ripërtëritja e dokumenteve, vlerësimet nga Komisionet Mjekësore dhe verifikimi i gjendjes socio-ekonomike në terren, ju njoftoj se, në këtë muaj (SHTATOR), nuk keni nevojë të paraqiteni në Qendrën për Punë Sociale për RIAPLIKIM.
Pas kalimit të gjendjes aktuale të krijuar në vend për shkak të pandemisë, nëpunësit e Asistencës Sociale do fillojnë kompletimin e të gjitha dosjeve të shfrytëzuesve të Asistencës Sociale me dokumentacionin e kërkuar sipas legjislacionit të SNS, si dhe do bëjnë verifikimin e gjendjes socio-ekonomike në terren.
Shëndet për Ju dhe familjet Tuaja!”