Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, shkruan se në këtë qytet çdo ditë e më shumë po rrit numri i të infektuarve me COVID-19, transmeton Indeksonline.
Të njëjtit thonë se insitucionet në të dy sistemet janë të mbingarkuara me pacientë të infektuar, derisa shkruhet se nga nesër do të jetë i hapur edhe aneksi i QMF-5 për aplikim të aplikim terapisë të përshkruar nga reparti infektiv dhe i pulmologjisë i Spitalit të Pergjithshem në Pejë për pacientët e infektuar.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur qytetar,
Situata ne qytetin tonë po bëhet çdo ditë e më e rënd duke u rritur maksimalisht numri i të infektuarve me Covid 19.
Institucionet shëndetësore në Pejê në të dy sistemet (primar dhe sekondar) janë te mbingarkuara me pacient të infektuar me Covid 19 dhe të dyshuar në bazë të simptomatologjisë.
Duke u nisur nga situata e rëndë nga dita e nesërme me orar 07:00-24:00 do të jetë i hapur aneksi i QMF-5 Fidanishte vetëm për aplikim terapisë të përshkruar nga reparti infektiv dhe i pulmologjisë i Spitalit të Pergjithshem në Pejë për pacientët e infektuar.
Këtë vendim a marrim për të lehtësuar punën e këtyre dy reparteve mjekësore si dhe për tu gjendur sa më afër pacientëve në nevojë në këto ditë kritike që po kalojmë.