Njoftim nga drejtoria komunale e arsimit në Klinë

NJOFTIM NGA DREJTORIA KOMUNALE E ARSIMIT

Drejtoria Komunale e Arsimit njofton se më datën 31 janar 2022, ditë e hënë, shkollat si më poshtë kalojnë në realizimin e procesit mësimor sipas skenarit A, pra me prani fizike në objekte shkollore:

1. SHFMU “Ismet Rraci” Klinë
2. SHFMU “Motrat Qiriazi” Klinë
3. Gjimnazi “Luigj Gurakuqi” Klinë
4. SHMP “Fehmi Agani” Klinë.

Këto katër shkolla sipas vendimit të përbashkët të task forcës komunale dhe task forcave shkollore dhe sipas gjendjes së rënduar pandemike, kanë kaluar në skenarin C të mësimit (online) prej datës 25 janar deri më 29 janar 2022, kurse, po ashtu sipas këtij vendimi prej datës 31 janar 2022 do ta zhvillojnë procesin mësimor sipas skenarit A ose me prani fizike në objekte shkollore të nxënësve dhe të gjithë personelit arsimor.

​​​​​​​​DREJTORI
​​​​​​​​Dr.sc.Qemajl Sejdija