Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria për Administratë, njofton të gjithë qytetarët, se administrata e komunës së Klinës, është duke punuar me staf esencial dhe se nga data 16 mars 2020 ka pezulluar të gjitha shërbimet për qytetarë, në të gjitha drejtoritë e Komunës, ndërsa për punë emergjente stafi administrativ paraqitet në punë me kërkesë të drejtorit të drejtorisë përkatëse.
Ky vendim vjen pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 13 mars 2020, konkretisht pikës 9, e cila kërkon që çdo institucion publik të reduktojë në veprime esenciale dhe staf esencial, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë.