Infektologu kosovar, Izet Sadiku, përmes një postimi të bërë në FB ka treguar se si duhet të trajtohet COVID-19.
Ai ka thënë se arma kryesore për parandalimin e sëmundjes është vaksina, e që tash është çështje javësh, zyrtarizimi i saj.
I njëjti ka thënë se të gjithë pacientët që janë të prekur mund të marrin terapi simptomatike, duke përfshirë vitaminën C, Vit D, Zink, Magnez dhe paracetamol. E më pas sipas tij duhet bërë analizat laboratorike.
Ky është postimi i plotë i tij:
Trajtimi i COVID19
Deri tash kam shkruar shpesh për mbrojtjen nga COVID19, për arsye se është arma kryesore në prandalim e sëmundjes deri sa të konfirmohet vaksina e cila tani e dim se është çështje jave e ndoshta ditësh deri te zyrtarizimi i saj.
Po shkruaj rreth trajtimit te COVID19 edhe pse dihet që fatbardhësisht vetëm një numër i vogël i personave me COVID19 kane nevojë për trajtim diku rreth 20-30% dhe
Duke ditur se kemi një numër të madh të njerëzve qe janë me COVID19, diku mbi 10.000 raste jane aktiv.
Te gjithë pacient me COVID19 mund të marrin terapi simptomatike( vit C, Vit D, Zink, Magnez dhe paracetamol),(udhërrrëfyesi klinik për trajtimin e COVID19).
Pastaj duhet bërë analizat laboratorike për të përcjellir gjendjen e tyre ne konsultim me mjekun,
Duhet konsultuar me mjekun me qëllim tē informimit se kur dhe cilat analiza duhet bërë ,
fillimi me kohë i trajtimit të formave mesatare dhe të renda është shumë i rendesishëm për efikasitetine trajtimit.
Prandaj sygjerimi im është që të konsultoheni me mjekun për hapat qe duhet te mirren nga diagnostifikimi i juaj deri te shërimi i plotë!
Për trajtim të drejt konsultohuni me mjekun tuaj!