NJOFTIM LIDHUR ME LËVIZJEN BRENDA DHE JASHTË KOMUNËS SË KLINËS

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për caktimin e masave të reja për lëvizjen e qytetarëve, të cilat kanë hyrë në fuqi sot, komuna në bashkëpunim me policinë ka filluar inspektimin dhe përkujdesjen e zbatimit të këtij vendimi.

Nga sot, 15 prill, lëvizja e qytetarëve është e organizuar në bazë të orarit i cili bazohet në numrin e parafundit të numrit persona dhe vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë.

NUK LEJOHET SHOQËRIMI NGA ASKUSH, përveç në tri raste:
1- personat me aftësi të kufizuara,
2- personat nën moshën 16 vjeçare,
3- kafshët shtëpiake.

NDALOHET LËVIZJA ME VETURA, përveç në këto raste:

– Me dokument identifikimi nga ATK sistemi EDI dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomik;
– Lëvizja për të shkuar në punë dhe për t`u kthyer nga puna, sipas orarit të operatorit ekonomik përkatës. Punëtori ka të drejtë të shfrytëzoj veturën personale.
– Transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit.
– Lejohet qarkullimi me veturë për personat të cilët marketin/barnatoren/bankën e kanë më larg se 2 km. Në këtë rast, nuk lejohet përdorimi i automjetit për të udhëtuar te ndonjë market/barnatore/bankë përveç atij më të afërt.
– Lejohet qarkullimi i automjetit për të udhëtuar në ndonjë institucion shëndetësor për të kërkuar trajtim.
– Lejohet qarkullimi për bujqit të cilët janë të pajisur me dokumentet e kërkuara.

Për më shumë detaje shih vendimin e bashkangjitur.
Vegëza e vendimit: https://msh.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/04/Vendim.-1.pdf

Qytetarët apo operatorët ekonomikë që e kanë të obliguar lëvizjen jashtë orarit të përcaktuar, duhet të kenë parasysh që:

– Operatorët ekonomikë esencialë do të vazhdojnë të kenë valide lejet të cilat i kanë nxjerrë më herët në ATK dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike,
– Kërkesat për leje duhet të drejtohen tek Shtabi Emergjent Komunal.

Ndërsa për lëvizjet jashtë Komunës së Klinës, duhet të bëhet kërkesë në Shtabin Emergjent të Komunës, përmes email-it: [email protected] dhe pastaj Shtabi bënë kërkesën në Qendrën Operative të MPBAP-së.

Lëvizja e lirë vlen edhe për listën e profesioneve esenciale sipas listës së mëposhtme të MPBAP-së:

– Profesionet shëndetësore
– Bashkëpunëtorët shëndetësor
– Barnatoret, sipas orarit të kujdestarisë
– Kryqi i kuq
– Funeralet
-Sektori i sigurisë
-Shërbimet Publike
– Pastrimi, mirëmbajtja, (publike dhe private)
– KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, ujësjellës-kanalizim, Telekomi, Posta, Interneti
– Media, TV, radio, portale
– Institucione financiare
– Transporti i zyrtarëve (jo i udhëtarëve)
– Transporti i mallrave
– Stafi esencial i administratës qendrore
– Stafi esencial i administratës komunale

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj shpreh mirëkuptim ndaj nevojave dhe kërkesave të ndryshme të qytetarëve, por apelon të gjithë të respektojnë vendimin e ministrisë, si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19.