InfokusiAgjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë thirrje për gatishmëri të institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihme për rrezikun nga vërshimet në ditët në vijim, shkruan Insajderi.
Sipas kësaj agjencie zona e Dukagjinit rrezikohet më shumë nga vërshimet, thuhet në njoftim.
“Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj.), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karaktere të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave”.
Njoftimi i plotë:
PARALAJMËRIMPrishtinë 16 Janar 2023.Bazuar në paralajmërimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ( IHMK) për vërshime ne ditët ne vijim, dhe me qëllim të gatishmërisë së institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë (SMSHN), Agjencia e Menaxhimit Emergjent udhëzon për ngritje të gatishmërisë në nivel vendi, për :1. QOE 112- Qendrat Operative Emergjente 112 ,2. Njësitë Profesionale të Zjarrfikëse dhe Shpëtimit-NJPZSH si dhe Strukturat për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë –SMSHNJ ,3. Drejtoritë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim.4. Dhe kapacitetet e subjekteve relevante në nivel lokal dhe qendrorë.Paralajmërimi për situatë specifikisht është i ndërlidhur bazuar në parashikim i cili njofton se, e huazuar nga prononcimi i IHMK-s ”nga sot pasdite (e hënë, datë.16/01/2023) dhe gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme (e martë e mërkure, datë.17-18/01/2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit, por gjatë ditës së nesërme ato do të përfshinë tërë vendin.Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj.), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karaktere të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave.Në zonat urbane, në këto komuna, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve drenuese, mirëmbajtjes dhe pastrimit të shtretërve të lumenjve dhe kanalizimeve. Kjo situatë pritet të ndikoj në ngritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve kryesorë, veçanërisht të sistemit të lumit Drini i Bardhë, sidomos degët e tije të djathta, lumi Ibër etj”.Informatën e detajuar lidhur me paralajmërim nga IHMK- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës e gjeni të bashkëngjitur këtij paralajmërimi, ndërsa plotësimet me përditësime për situatë në ditët në vijim mund të i gjeni në likun e bashkëngjitur më poshtë në këtë komunikatë.