NJIHUNI ME VARIETET MË TË REJA TË GRURIT, PRODHIMIN DHE PËRPUNIMIN E TYRE NË VEND NGA FABRIKA E FARËRAVE ‘AGROELITA’
Përgatitjet për fillimin e mbjelljeve vjeshtore tashmë kanë nisur pothuajse në të gjitha komunat. E sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore, sidomos me kulturën e grurit, po rriten nga viti në vit.
Fabrika e Farërave “Agroelita” SH.P.K, me seli në Klinë, Kosovë, është e vetmja në Kosovë ku veprimtarinë kryesore e ka prodhimin, përpunimin dhe paketimin e farës së grurit, dhe farërave tjera.
Kjo fabrikë posedon linjën digjitale të përpunimit të teknologjisë më të re me kapacitet 10 ton/h. Varietetet e grurit të fabrikës “Agroelita” janë treguar nga më të suksesshmet që nga pas lufta, duke dhënë rendimente dhe cilësi të lartë.
Kjo fabrikë ka kapacitete industriale dhe teknologji për të prodhuar të gjitha llojet e farërave brenda fabrikës veprojnë në tre njësi prodhimi ose sektorë të tillë si:
Sektori për prodhimin / trajtimin industrial të farave të grurit, elbit, lule dielli, bizeles foragjere etjSektori për prodhim / trajtim industrial të misritSektor për prodhimin / trajtimin industrial të farave të jonxhës, luleve, perimeve dhe të gjitha llojeve të farërave të vogla.
Kapacitetet prodhuese dhe magazinuese të ndërmarrjes janë jashtëzakonisht të zakonshme dhe të mëdha: hambaret (silloset) kanë një kapacitet prej 14.500 ton, depoja ka një sipërfaqe prej 4000 m2 dhe është e lartë 6m, dy linja prodhimi për grurë, elb, tërshërë dhe fara të tjera, me kapacitet prej 1 x 3.5 ton/orë (impianti i ri dixhital 2018), një linjë prodhimi për farat e misrit me kapacitet prej 1×2.5 ton/orë, në të vërtetë kompania jonë ka 300 ha tokë për mbjellje dhe 4 ha ndërtesa të fabrikës, dhe kontrakton tokë për prodhim të farës me fermerët rreth 1000 ha.
Fabrika “Agroelita” përkujdesët gjithmonë që të sjell tek fermerët edhe varietete gruri të reja dhe me potencial më të lartë prodhues.
Në katalogun kompanisë gjeni disa lloje të ndryshme të varieteteve të grurit ku secili dallohet me karakteristikat e veta, si dhe janë të përshtatshme për tokën dhe klimën e Kosovës, si:
Mv NADOR – Varietet i ri, shtatshkurtër i ashtuquajtur gruri “10Ton” me potencial të lartë.
Mv TOBORZO – Varietet gruri i hershëm, pjekurin e ka njëjtë me elbin.
Mv NEMERE – Varietet i ri, me potencial të lartë prodhimi, rezistent ndaj sëmundjeve.
Mv IKVA – Varietet i ri, super i hershëm rezistent ndaj ngricave. me potencial të lartë të prodhimit.
Mv SUBA – Varietet gruri i kategorisë Premium, i cili përdoret për përmirësim të cilësisë së miellit
Të gjitha këto varietete janë testuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Instituti Bujqësor i Kosovës, kështu duke garantuar në cilësi dhe përshtatshmëri në tokat dhe kushtet agroklimatike të Kosovës.
Në mbjellje vjeshtore te grurit përveç farës “Agroelita” Sh.P.K iu siguron dhe garanton edhe trajtimin me pleh duke qenë distributor ekskluziv i plehut DAP i ashtuquajturi plehu i grurit, i cili përmban 46% Fosfor dhe 18%Azot, rekomandohen 200kg/ha.
Me këtë kombinim “Agroelita” i siguron fermerit një mbjellje të suksesshme vjeshtore.
Nr kontaktues:
+38345102510
+38349560444
https://www.facebook.com/Agroelita-1467924289966683