Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë ditës së sotme (e martë) të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë celsius.
Nesër (e mërkurë) pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende-vende kanë mundësi që të sjellin riga të dobëta shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius.
Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.