Takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel i thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të fillojë në ora 15:00 të pasdites të së hënës së 27 shurtit.
Takimet do të fillojnë fillimisht ndarazi mes përfaqësuesve të BE’së me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve ndarazi do të pasojë takimi trepalësh BE-Kosovë-Serbi,.
“Takimi do të fokusohet ne propozimin e BE-së për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin zyrtare të Brukselit.
Pas takimit, është planifikuar edhe një konferencë për media e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell.
Takimi i fundit trilateral kishte qenë në nëntor të vitit të kaluar në dritën e krizjes së çështjeve të targave serbe “KM, PZ, etj”, takim ky i cili kishte dështuar të prodhojë në ndonjë rezutlat.