NJË “VIS A VIS” PËR NJË ANGAZHIM TË PËRBASHKËT

Tryezë e rrumbullakët në Kamp Villaggio Italia në mes të kryetarëve të komunave të Kosovës Perëndimore

Pejë, 29 mars 2022.
Një takim i rëndësishëm është mbajtur sot në kampin Villaggio Italia në Pejë në mes të komandantit të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të KFOR-it, kolonel Marco Javarone, dhe kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të Komunave të Kosovës Perëndimore. Komandanti shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit për t’iu bashkuar ketij aktiviteti dhe deklaroi se ndjehej i nderuar dhe i privilegjuar që mund të vazhdonte dialogun me të gjithë.

“Siç e dini, KFOR-i është këtu për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike, shumetnike dhe paqësore. Në veçanti, KFOR-i përmbush mandatin e tij sipas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve te Bashkuara, duke punuar për të ruajtur si një mjedis të sigurt ashtu edhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Në thelb, KFOR-i dhe RC-W kanë për detyrë të ruajnë një bashkëjetesë paqësore ndërmjet të gjitha komuniteteve, duke i konsideruar dallimet si shumëfishues të vlerave. Gjatë takimeve që kam pasur rastin të kem me secilin prej jush që kur kam ardhur këtu, kam mesuar se COVID-19 ka kushtëzuar fuqimisht ruajtjen e marrëdhënieve dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe ka sjellë sfida të reja në tryezën e komunave. Realisht, çdo komunë ka pikat e forta dhe të veçantat e saj si burime për një rrugë drejt një të ardhmeje pozitive”, tha fillimisht koloneli Javarone. Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim më pas iu drejtua te pranishmeve duke ju kërkuar që të nisin një diskutim të ndërsjellë për disa çështje ekonomike dhe sociale.

Në veçanti, debati u fokusua në nevojën e inkurajimit të gjeneratave të reja që të mos emigrojnë jashtë vendit duke marrë pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e Kosovës.
Gjithashtu shprehu nevojën për të bashkëndarë zgjidhje funksionale dhe fituese për të përmirësuar mbrojtjen e mjedisit. Më pas pjesëmarrësit prezantuan veçoritë e komunave të tyre dhe njohën pikat që i bashkëndajnë me administratat e tjera lokale.

Në vazhdim, të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se popullata lokale ka lirinë për të kryer aktivitetet e përditshme pa frikë nga dhuna e motivuar politikisht, e vazhdueshme ose në shkallë të gjerë dhe se nuk ka tensione ndëretnike në asnjë komunë.
Në fund të takimit të gjithë pjesëmarrësit, të vetëdijshëm për rëndësinë e shkëmbimit të mendimeve, dëgjimit të njëri-tjetrit dhe kërkimit të dialogut, promovuan ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që do të vijnë dhe ranë dakord që “Tryeza e Rrumbullaket e Komunave” përfaqëson një pikë bashkëndarjeje si forcë e komunave”.

Kontigjenti shumëkombësh i udhëhequr nga Italia, i bazuar në Regjimentin e Artilerisë Tokësore “A Cavallo” të Brigadës Pozzuolo të Friulit, vepron sipas tre linjave drejtuese që synojnë garantimin e sigurisë së Manastirit të Deçanit, monitorimin e lirisë së lëvizjes në sektorin perëndimor të Kosovës dhe favorizimin e zhvillimit ekonomik dhe social të popullatës kosovare përmes projekteve të Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC).