Një udhëtari të Kosovës që ishte duke dashur të udhëtojë për në Serbi i është përkeqësuar gjendja në kufirin Kroaci – Serbi pas disa orë pritje.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar një nga udhëtaret, Imrane Raka, që ishte në autobus me të.
Nuk e di se çka pat. Ishte një udhëtar, ia dhanë ndihmën e parë këtu dhe nuk dimë më shumë për të, e kanë dërguar për në Beograd”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.
Më tej, Raka tha se në kufirin Kroaci – Serbi janë duke pritur që nga ora 06:30 e mëngjesit, ndërsa tha se ka udhëtarë nga Kosova të cilët po presin prej orës 22:00.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ku tha se pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet e Kosovës janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë nga Kosova janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.
MPJ-ja tha se për këtë janë njoftuar edhe vendet e QUINT-it, institucionet e BE-së.