Një tryezë e rrumbullakët për të ardhmen e komunave RC- WEST Komunikimi dhe bashkëpunimi, çelësa për mbështetjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Peje, shkurt 2022.

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të KFOR-it, këtë javë ka përmbyllur shtatë takime të rëndësishme prezantuese, përkatësisht në komunën e Klinës me kryetarin Zenun Elezaj, në komunën e Deçanit me kryetarin Bashkim Ramosaj dhe komandantin e Policisë Lokale Faik Jahmurataj, në komunën e Junikut me kryetarin Ruzhdi Shehu, në komunën e Istogut me kryetarin Ilir Ferati, në komunën e Kaçanikut me kryetarin Besim Ilazi dhe në komunën e Hanit te Elezit me kryetarin Mehmet Ballazhi.

Me të gjithë kryetarët e komunave, koloneli Javarone, pasi ripërtëriu angazhimin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt në fushën e tij të kompetencës, përcaktoi disa projekte të mundshme për këtë vit, si për shembull dhurimi i materialit IT në favor të shkollave që për shkak të pandemisë COVID-19 detyrohen të mbajnë mësim në distancë, inkurajimi i disa qendrave rinore të grupeve të ndryshme etnike të pranishme në zonë dhe furnizimi me pajisje mjekësore dhe sisteme fotovoltaike.

Komandanti i Policisë Lokale të Deçanit dhe Komandanti Operativ Rajonal, Nënkolonel Nexhat Gutic, kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre të plotë për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm të krijuar ndër vite me KFOR-in dhe, me kërkesë të kolonel Javarones, kanë shprehur mundësinë teknike dhe operacionale në mbështetjen e patrullimeve të përbashkëta në të ardhmen e afërt për të garantuar sigurinë e zonave me interes të përbashkët.

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim ka ftuar të gjitha autoritetet e lartpërmendura në një tryezë të rrumbullakët që do të donte të mbante në muajin mars në Fshatin Italia për të ruajtur komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet palëve në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Kontingjenti italian i misionit të KFOR-it, me përmbylljen e projekteve të bashkëpunimit civilo-ushtarak, do të vazhdojë të sigurojë përmbushjen e detyrës së misionit sipas diktateve të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.