Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj po vazhdon t’i mbajë premtimet e bëra.
Ai sot ka njoftuar se po vazhdon puna për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Sferkë.
Ky është njoftimi:
Ndërtimi i impiantit për trajtimin biologjik të ujërave të zeza në fshatin Sferkë ka qenë një nga premtimet e mia elektorale, për të cilin jam zotuar para banorëve të Sferkës e para qytetarëve të Klinës, premtim i cili tashmë po realizohet dhe do të përmbushet brenda një kohe të shkurtër.
Bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, dhe atë të Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Enver Berisha, sot kemi parë nga afër realizimin e punimeve në këtë projekt shumë të nevojshëm e të rëndësishëm, i cili është investim nga buxheti komunal dhe ka një kosto prej 178 mijë euro.
Projekte të tilla kemi premtuar edhe në fshatra tjerë e për të cilat i kemi bërë edhe planifikimet e duhura me kohë, ndërsa realizimi i tyre do të bëhet në të ardhmen e afërt, ashtu sikurse jam zotuar para qytetarëve.