Një tërmet është regjistruar sot pasdite në Austri, ku lëkundjet janë ndier edhe në kryeqytetin austriak, në Vjenë,
Rreth orës 18.30 toka filloi të dridhej në Austrinë lindore. Shumë vjenezë duket se e kanë ndier atë dhe “trishtimi” dukej i madh edhe në rrjetet sociale. Hashtagu “Erdbeben””(Tërmeti) shpejt u bë numri një në Twitter. Tërmeti gjithashtu është ndier në Burgenland dhe Austrinë e Ulët.
Qendra për Meteorologji dhe Gjeodinamike (ZAMG) raportoi një tërmet prej 4.7 ballë. Sipas raporteve të mediave austriake, tërmeti ishte më intensiv me epiqendër në Wiener Neustadt dhe Neunkirchen (Austri e Ulët). Një përdorues shkruan se ishte tërmeti më i fortë që ai ka ndier ndonjëherë. Siç shkruan orf.at, dëmtime të lehta të ndërtesave ka pasur, veçanërisht në zonat e epiqendrave.